Drita e Bogovinës nën dirigjimin e trajnerit Ardian Imeri tashmë një javë ka filluar me përgatitjet për stinorin pranveror, teksa të shtunën skuadra zhvilloi edhe miqësoren e parë kundër skuadrës kosovarë të KEK-ut, njofton “infOSport.mk”.
Në një super ndeshje skuadra tetovare shënoi fitore 3:2, ndërsa pjesë e kësaj ndeshje ishin edhe përforcimet e reja, si Agan Zyberi, Ramadan Ibraimi, Ardit Demiri, Enis Jonuzi, Erduan Veliu dhe Agron Hajredini.
Ky i fundit te skuadra nga Bogovina erdhi nga rradhët e Struga Trim Lum, ndërsa gjatë stinorit pranveror pritet të jetë një super përforcim për Dritën, që do të kërkojë të sigurojë mbijetesën.
Kujtojmë Drita e Bogovinës stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e 5-të me 20 pikë.