Ibishi shënon në fitoren e Vardarit

Vardari shënoi fitore 2:0 në provën gjenerale ndaj Kadinos, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një provë e suksesshme për ekipin e trajnerit Aleksandar Vasoski, që në stinorin pranveror do të futet me 8 pikë epërsi ndaj Shkëndijës.

Golin e parë për Vardarin në këtë ndeshje e realizoi Matej Cvetanoski në minutën e 21-të, ndërsa goli i dytë mban firmën e Xhemal Ibishit në minutën e 62-të.

Vardari stinorin pranveror do ta nis me ndeshjen si vendas kundër Makedonija Gj.P. të shtunën (15.02).

Ndeshjet miqësore të Vardarit:
09.02.20 Kadino Vardar 0 : 2
03.02.20 Vardar Mura 1 : 3
02.02.20 Vardar Borac B.Luka 0 : 2
29.01.20 Vardar Crvena zvezda 0 : 0
26.01.20 Vardar Backa Topola 1 : 2
23.01.20 Vardar Dyn. Kiev 0 : 4
20.01.20 Vardar Hajduk Split 1 : 3

Leave a Reply