Ish portieri i FC Shkupit emërohet trajner i grupmoshave te Shkëndija

Saladin Mustafi edhe pse vetëm 26-vjeçar, ka vendosur që të provojë veten si trajner, edhe atë te skuadra e Shkëndijës, ku do të trajnojë grupmoshat e reja, njofton “infOSport.mk”.

Mustafi një gjë të tillë njoftoi përmes profilit të tij në “facebook”, ku ndër të tjerash kishte shkruar: ⚫🔴Një kapitull i ri në jetën time.. Trajner i portiereve në akademinë e KF Shkëndisë.. 🥇⚽️🥅”.

Gardiani tetovar javë më parë i dha fund karrierës së tij profesioniste te Shkëndija, te e cila skuadër ishte transferuar janarin e vitit 2018-të, mirëpo asnjëherë nuk arriti që të mbrojë në një ndeshje zyrtare me fanellën “kuqezi”, ndërsa në 6 mujorin e parë të vitit 2019-të ai ishte huazuar te FC Shkupi, për të cilën skuadër kishte regjistruar 3 paraqitje në LPFMV.

Kur jemi tek paraqitjet në futbollin tonë vendor, Mustafi numëron plotë 50 ndeshje, ku pjesën më të madhe (47 ndeshje), i ka zhvilluar me Renovën, me të cilën skuadër gjithashtu kishte regjistruar edhe dy paraqitje në kupat europiane.

Leave a Reply