Akademia Pandev ditëve në vijim pritet të kompletojë transferimin e mesfushorit të njohur nga vendi, Bojan Najdenov, njofton “infOSport.mk”. Palët parimisht kanë arritur marrëveshjen, ndërsa mbetet vetëm zyrtarizimi, i cili pritet të ndodh shumë shpejtë sipas fjalëve të vetë Najdenov.
“Ne me drejtuesit e Akademia Pandev jemi dakorduar vetëm me fjalë, mirëpo për momentin nuk kemi firmosur asgjë. Mund të them se i kemi pecizuar të gjitha detajet, ashtu që ditëve në vijim presim të vijë edhe firma” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Bojan Najdenov, i cili së fundmi ishte pjesë e Laçit në Superligën shqiptare, mirëpo pas shkëputjes së kontratës verën e vitit që lamë pas, i njëjti nuk u vendos për ndonjë aventurë të re, duke pritur një ofertë më serioze, siç i erdhi tanimë nga skuadra e Akademia Pandev.
Najdenov dhe Akademia Pandev do të nënshkruajnë kontratë 6 mujore, raporton “infOSport.mk”.
Për herë të fundit Najdenov në futbollin vendor luajti në vitin 2017-të, kur ishte pjesë e Rabotniçkit, nga e cila skuadër gjatë muajit gusht u transferua në Egjipt te skuadra e Smouha, që më pas të ketë një aventurë të shkurtër edhe në futbolli iranian, duke qenë pjesë e ekipit të Esteghlal FC.
Ndryshe në Maqedoni, përveç me Rabotniçkin, Najdenov kishte luajtur edhe me Kozhuvin dhe Horizont Turnovën.