Ish sulmuesi i FC Shkupit përforcon Borecin

Boreci ka bërë goditjen e parë në merkato, duke angazhuar në rradhët e veta sulmuesin, Dario Desniq, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë për portalin tonë konfirmoi vetë futbollisti shkupjan, i cili i kënaqur nga kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të Borecit, me këtë skuadër kishte firmosur kontratë për një vit e gjysmë.

Desniq së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Kadinos, që garon në Ligën e Dytë – Perëndim. Për shkak të një lëndimi, ai për një kohë më të gjatë mbeti jashtë fushave të futbollit, ndërsa me këtë skuadër regjistroi 6 paraqitje dhe 2 gola të shënuar.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, 25-vjeçari Desniq kishte luajtur edhe me Teteksin, Skopjen, Sileksin dhe FC Shkupin. Ai në kuadër të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë numëron 45 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.

Nga tabori i Borecit na thanë se Desniq nuk do të jetë përforcimi i vetëm, pasi së shpejti pritet që skuadra të përforcohet edhe në mesfushë dhe në mbrojtje, ndërsa lidhur me largimet dhe planet e përgatitjeve, për “infOSport.mk”, foli trajneri Gorazd Mihajllov, intervistë, këtë që do e publikojmë më vonë.

Leave a Reply