Liverpulli kampion i Botës për Klube (VIDEO)

Liverpulli është kampion i ri i Botës për Klube, pasi në finalen e madhe fitoi Flamengon me rezultat 1:0. Fituesi i këtij takimi u desh të vendoset në minutat shtesë, pasi 90-të minutat e rregullta mbaruan me barazim pa gola.

Në vazhdime nga dy herë nga 15-të minuta, Firminjo vulosi fatin e përballjes, duke shënuar golin në minutën e 99-të për epërsi 1:0. Deri në fund të përzgjedhurit e Jyrgen Klop arritën që të mbrojnë rezultatin dhe në fund trofeu shkoi për të kuqt.

Ky ishte trofeu i parë për Liverpulin në këtë kompeticion./InfOSport.mk

Leave a Reply