Ajo që ndodhi në Beograd në ndeshjen, Serbi-Shqipëri, sonte ndodhi edhe në një ndeshje të Liga Europa (VIDEO)

Një ngjarje e ngjashme me atë që kishte ndodhur vite më parë në Beograd, në ndeshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë, ka ndodhur sont edhe në ndeshjet e Liga Europa, shkruan “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për ndeshjen e grupit “A”, midis Dudelanzh dhe Karabag, që u zhvillua

në stadiumin “Josy Barthel” në Luksemburg, kur rezultati ishte 2:0 në të mirë të klubit nga Azerbajxhani.

Droni përmbante simbole të Armenisë dhe kjo ishte një befasi e hidhur për futbollistët mysafirë. Këta të fundit njihen për konfliktet e tyre me Armeninë ndër vite.

Konflikti është aq i ndjeshëm sa që Henrikh Mkhitaryan, nuk ishte lejuar të merrte pjesë në finalen e Ligës së Evropës në Baku, shkaku që ishte armen.

Pas gjithë këtij rasti, futbollistët e Karabagut braktisën menjëherë fushën e lojës, për tu rikthyer sërish në fushë, aty ku vendasve ju dhanë përgjigjen e duhur duke ju shënuar edhe dy gola të tjerë, dhe në fund duke shënuar fitore me rezultatin 4:1.

Leave a Reply