Rikthehen emocionet Ligës së Kampionëve, ja cilat ndeshje na presin sonte

Sonte në program janë ndeshjet e para të sezonit të ri 2019/2020 në Ligën e Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Gjithsej 8 takime do të zhvillohen sonte të ndara në dy termine, prej orës 18:55 dhe 21:00.

Interi rikthehet në Ligën e Kampionëve dhe ndeshjen e parë e zhvillon në shtëpi ndaj Slavia Pragës.

Kjo ndeshje starton në ora 18:55, njëjtë sikurse edhe ajo midis Lionit dhe Zenitit, ndërkohë ndeshjet më interesante zhvillohen nga ora 21:00, ku vëmendjen pa dyshim do të tërheq ndeshja në “Sinjal Iduna Park” midis Borusia Dortmundit dhe Barcelonës, ndërsa jo më pak interesante pritet të jenë edhe ndeshjet në “Stemford Brixh”, ku mejdanin do të ndajnë Çelzi dhe Valencia, si dhe ajo në “San Paolo”, ku Napoli i Elif Elmaz do të mirëpret kampionët në fuqi të Europës, Liverpullin.

Leave a Reply