Ish mbrojtësi i Pelisterit, Tome Kitanovski, i cili tashmë 5 vite e gjysmë po bënë karrierë ndërkombëtare është shumë pranë kalimit te skuadra nënkampione e Shqipërisë, Kukësi.
27-vjeçari me origjinë nga Manastiri aktualisht ndodhet në Tiranë, aty ku po vijon bisedimet me drejtuesit e Kukësit, që pretendojnë të përforcojnë skuadrën në prag të ndeshjeve eliminatore të Liga Europa.
Kitanovski pjesë e Pelisterit ishte thuajse gati 4 vite (2010-2014), ndërsa transferimi i tij i parë jashtë vendit ishte ai te skuadra e Krajova në Rumani.
Pasoi një periudhë gati 3-vjeçare në futbollin serb, duke veshur fanellën e Vozhdovac dhe Mladost Luçani, që në vitin 2017-të të transferohet në Kroaci te skuadra e Istra-s. Te këta të fundit ai qëndroi gati 1 vit, për tu transferuar te Slaven Belupo në fillim të vitit 2018-të, ndërsa nga vera e vitit të kaluar është pjesë e skuadrës së FK Sabail nga Azerbejxhani.
Ai me këtë skuadër regjistroi 21 paraqitje në elitën e futbollit azer, mirëpo pasi nuk vazhdoi kontratën, tashmë është i lirë për të zgjedhur skuadrën e tij të re.