Atalanta gati të transferojë dy ish interist

Skudra e Atalantas që këtë edicion për herë të parë në historikun e saj do të luaj në ndeshjet e Ligës së Kampionëve Europian, po vijon përgatitjet për sezonin e ri. Ata dëshirojnë që sa më të gatshëm të presin debutimin e tyre në ligën më prestigjioze europiane, ndërsa veçmë kanë filluar përfrorcimin e skuadrës. Luis Muriel është emri i parë që i është bashkuar skuadrës bergamaske, ndërsa siç raporton Xhanluka Di Marzio, drejtuesit e Atalantës janë gati të firmosin me dy ish-futbollistë të Interit.

Bëhet fjalë për Rodrigo Palasion dhe Fredi Guarin. I pari është futbollistë i lirë dhe kalimi i tij tek Atalanta duket çështje kohe, ndërsa për Guarin situata paraqitet më e komplikuar, kjo edhe për shkak të pagës që 33-vjeçari përfiton aktualisht në Kinë te skuadra e Shanghai Greenland Shenhua.

Kolumbiani merr plotë 10 milionë euro në sezon, ndërsa Atalanta mund t’i sigurojë vetëm 1 milion euro. Megjithatë ajo që mund të josh kolumbianin është rikthimi në futbollin europian, e për më tepër pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.

 

Leave a Reply