Shkëndija avanson shumë shpejtë ndaj Olimpijas (VIDEO)

Shkëndija në këto momente po zhvillon ndeshjen eparë kontrolluese në Slloveni, aty ku po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve në prag të ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kampionëve, që i presin “kuqezinjtë” në muajin korrik, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i parë i skuadrës kampione të Maqedonisë së Veriut, është skuadra nga elita e futbollit slloven, Olimpija, ndaj së cilës Shkëndija po dominon në 10 minutëshin e parë të ndeshjes.

Shkëndija shënoi vetëm pas 4 minutave jo të plota, mirëpo goli i Visar Musliut u anulua, pasi paraprakisht Marjan Radeski kishte fauluar një futbollistë kundërshtarë në zonën e rreptësisë.

Shkendija avanson ndaj skuadres sllovene te Olimpija

Shkendija avanson ndaj skuadres sllovene te OlimpijaNDESHJE MIQESORE QE PO ZHVILLOHET NE SLLOVENISHKËNDIJA – OLIMPIJA 1:0(E. Totre 5')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 19 юни 2019 г.

Mirëpo nuk kaluan shumë sekonda, dhe Shkëndija avnsoi  me golin e Enur Totre. Skuadra sllovene pasi shpëtoi nga goli i pësuar pas ndërhyrjes së arbitrit, nisi aksionin nga portieri i saj, i cili vendosi që të kombinojë në afërsi me bashkëlojtarët e tij, mirëpo presioni nga ana e luanëve “kuqezi” u pagua, pasi ata gabuan, ndërsa Agim Ibraimi duke mos komplikuar asgjë pasoi për Totren që kishte një pozitë më të volitshme dhe nga brendia e zonës shënoi për 1:0.

Ndeshjen e dytë në kuadër të përgatitjeve në Slloveni, Shkëndija do ta zhvillojë me 23 qershor kundër skuadrës  së FC Fastav Zlin​ nga Republika Çeke.

Leave a Reply