Shefiti, Imeri dhe Zejnullai sërish pjesë e Kombëtares shqiptare

Pasi tashmë kanë përfunduar detyrat me Shkëndijën, treshja e talentëve të kësaj skuadre, Shefit Shefiti, Omar Imeri dhe Arbin Zejnullai i janë përgjigjur ftesës së Kombëtares shqiptare, më konkretisht asaj U21, që nën urdhërat e trajnerit Alban Bushi do të përgatitet për sfidat e rradhës, njofton “infOSport.mk”.

Që të tre janë pjesë e 12-të futbollistëve, njëjtë sikurse edhe ata 10-të të Kombëtares A të Shqipërisë, e që tashmë kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.

Përveç treshes së Shkëndijës, pjesë e këtij grumbullimi është edhe Blerton Sheji i FC Struga, futbollistë këta që edhe me pjesën tjetër të skuadrës, këtyre ditëve do të stërviten me ekipin A të Kombëtares shqiptare që në ciklin eliminatorë do të udhëhiqet nga ish trajneri i Napolit, Edi Reja.

 

Leave a Reply