
Përfaqësuesja e Maqedonisë është kthyer me barazim nga transferta në Ljublanë ndaj Sllovenisë, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e dytë në kuadër të grupit “G” të eliminatoreve për Europianin e vitit 2020, njofton “infOSport.mk”.
Maqedonia edhe pse pushimin e mbylli në disavantazh, falë një goli të Enis Bardhit në minutën e 47-të, në fund arriti që të nxjerrë një barazim të madh, duke vazhduar me rezultatet pozitive në erën Angellovski.
Ndryshe Sllovenia avansoi me golin e Zajc në minutën e 34-të, kur me kokë arriti që të mposhtë portierin Dimitrievski, i cili edhe sonte ishte në nivel të detyrës, bashkë edhe me vijën e repartit mbrojtës ku si komandantë të vërtetë u shfaqën Egzon Bejtullai dhe Visar Musliu, i cili thjeshtë nuk e la që të marrë frymë futbollistin më të rrezikshëm të sllovenëve, Josip Iliçiç.
Pas dy xhirove të para në grup, Maqedonia me 4 pikë ndanë pozitën e dytë bashkë edhe me Izraelin, që sonte mundi Austrinë, teksa vendi i parë i takon Polonisë që ka 6 pikë. Sa i përket Sllovenisë, kjo skuadër me dy pikë të tubuara renditet vetëm në pozitën e katërt.