
Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone ishte tepër i lumtur pas fitores së madhe ndaj Juventusit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian. Ky rezultat hap rrugët e ‘jorganxhinjëve’ drejt ndeshjeve çerekfinale, megjithatë për të arritur një gjë të tillë ata do të duhet të kalojnë edhe ndeshjen e kthimit në Torino, që në program është me 12 mars.
Simeone pas përfundimit të ndeshjes shpjegoi edhe festën e tij pas golit të dytë, kur vendosi duart në pjesën e poshtme intime.
“Rezultati është shumë i mirë. E dimë që nga pret një ndeshje e vështirë në Torino, mirëpo do jemi 100% të gatshëm për çfarëdo situate që na pret atje. Gjestin që bëra nuk kishte të bëjë me ekipin kundërshtarë, por për fansat tonë. Ju treguam atyre se ne kemi b*le dhe se kemi karakter. Një gjë të tillë kam bërë edhe si futbollistë në një ndeshje të Lacios kundër Bolonjës” – ka thënë Diego Simeone.
That celebration
pic.twitter.com/gO82Kj2i18
— Football Stuff (@FootbalIStuff) February 20, 2019