KB Shkupi, ndeshjet si vendas do t’i luajë jashtë Çairit!

Nuk kanë të ndalur problemet për klubin e basketbolli Shkupi. Këta të fundit sot përmes një kumtese për mediat, kanë njoftuar se ndeshjen ndaj MZT Skopjes si nikoqir nuk do ta luajnë në palestrën “Shaban Tërstena” në Çair, por në “Jane Sandanksi”.

Ky është vendim i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë dhe KB Shkupi që në mungesë të kushteve, ndeshjet do të detyrohen t’i luajnë jashtë Çairit.

“Pasi që palestra jonë nuk posedon nxemje, ndeshjet si nikoqir do t’i luajmë jasht Çairit deri sa të kemi temperatura të nxehta”, thuhet mes tjerash në kumtesë të KB Shkupit, të cilët gjithashtu shpresojnë në një kohë sa më të shkurt të marrin një sponsor për të përmirësuar kushtet dhe gjendjen financiare të klubit.

“Dy ekipe të vetme në Ligë të Parë si meshkujt ashtu edhe te femrat, funksionojnë pa ndihma dhe pa sponsor, ndërsa të njejtat mbijetojnë vetëm me dëshirën për të pasur basketboll edhe shqiptarët në Superligë. Apelojmë deri tek të gjithë biznismenët, afaristët dhe funksionarët shetëror që të gjithë të na zgjasin dorën dhe të përkrahin këto dy ekipe të vetme”, thotë Enver Miftari nga KB Shkupi.

Takimi Shkupi-MZT Skopje do të luhet nesër nga ora 19:00.

 

Leave a Reply