FC Shkupi ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Antalias së Turqisë për fazën e dytë përgatitore. Në atmosferë pozitive të gjithë futbollistët, stafi teknik dhe drejtuesit e klubit nga aeroporti i Shkupit udhëtuan drejt qytetit turistik të Turqisë.
Shkupi përveç seancave stërvitore në kuadër të kësaj faze do të zhvillojë edhe 5 ndeshje kontrolluese. “Bardhekaltërit” në tokën turke do të qëndrojnë plotë 18 ditë. Ndërkohë drejtuesit do të punojnë edhe për merkaton dimërore, ndërsa brenda kësaj periudhe do të testojnë emra të ndryshëm dhe do të përzgjedhin futbollistë më kualitativ që do të jenë ndihmes për Shkupin në gjysmësezonin pranveror.