Futbollistët e Vardarit mëngjesin e sotëm udhëtuan drejt Turqisë, aty ku do të zhvillojnë fazën e dytë të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, njofton ‘infOSport.mk’. Ekipi ‘kuqezi’ do të qëndrojë në qytetin e Alanias në hotel ‘Sentido Numa Bej’, edhe atë deri me 4 shkurt, kur është paraparë edhe rikthimi në Shkup.
Në tokën turke Vardari do të zhvillojë edhe 7 ndeshje kontrolluese, ndërsa deri më tani kanë caktuar edhe emrat e 4 kundërshtarëve.
Testin e parë ‘kuqezinjtë’ do ta kenë me 19 janar kundër skuadrës së Irtish Pavlodar, ndërsa vetëm tre ditë më pas ato do të përballet me skuadrën azere të Sumgavit. Me 28 janar kundërshtarë i ‘kuqezinjëve’ do të jetë skuadra ukrainase e Aleksandria, ndërsa me 2 shkurt do të përballen me skuadrën e ÇernoMore, poashtu nga Ukrainë.
3 ndeshjet tjera, ku emrat e kundërshtarëve do të mësohen ditëve në vijim, skuadra e Vardarit ka planifikuar ti zhvillojë me 26 dhe 28 janar, si dhe ndeshjen e fundit me 3 shkurt, një ditë para se të kthehen në kryeqendrën tonë.