Largimi i Besar Isenit nga Vardari ka mbetur vetëm çështje zyrtarizimi. E themi kështu pasi futbollisti shqiptar ende nuk i ka marrë dokumentet nga Vardari dhe nuk është liruar plotësisht nga obligimet e nënkampionëve.
Por është fakt se mesfushori nuk udhëtoi sot me ekipin drejt Antalias së Turqisë për përgatitje dhe kjo dha sinjale se Iseni dhe Vardari janë afër fundit të bashkëpunimit, me çka futbollisti do të largohet.
Ditëve në vijim pritet që procedurat rreth prishjes së kontratës të përfundojnë dhe Isenit të mbetet futbollist i lirë. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë të gjitha rrugët, spekulimet dhe mundësitë për një rikthim të “Becko”-s në Çair mund të bëhen realitet edhe pse të interesuar për shërbimet e tij janë edhe disa klube tjera, por opsion ideal për të mund të jetë vetëm Shkupi.
Kujtojmë se Iseni pikërisht nga Shkupi u transferua te Vardari në verën e vitit 2017-të./InfOSport.mk