
Legjenda Suat Zendeli i dha lamtumirën futbollit aktiv të shtunën në derbin Shkupi-Vardari, ndërsa i njejti ishte i ftuar sonte në emisionin sportiv ‘Sportmania’ që transmetohet në televizionin Shenja për të folur rreth karriers së tij.
Zendeli tregoi gjithçka rreth karrierës prej dy dekadave që ka kaluar mes shtyllave në fushat e futbollit dhe në disa momente u kamplonte prej emocioneve dhe njëri prej atyre momenteve ishte edhe përderisa ndjekte festën madhështore që iu përgatit në Çair për lamtumirën e tij.