Konfirmohet marrëveshja, Xhani De Biazi nis aventurën e re

Xhani De Biazi do të jetë përsëri protagonist i rëndësishëm i futbollit italian duke filluar nga kjo fundjavë. Jo në pankinë, por në ekranin e televizorit, në emisionin e famshëm sportiv, “90 Minuto”.

Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare është konfirmuar si eksperti në studio, ku emisioni do t’i kushtohet si Serisë A, ashtu edhe Serisë B. Tekniku ka bërë të qartë pak kohë më parë se eksperienca në TV ishte e rëndësishme për të dhe me sa duket, këtë vit do të kalojë kohën në studiot televizive të RAI 2 ku transmetohet tashëm ky emision të dielave në darkë.

De Biazi është në kërkim të një skuadre për të vazhduar karrierën e tij, por në mungesë të saj, i është kthyer TV-së, ku u bë një emër i njohur falë aventurës së tij në drejtimin e Shqipërisë. Jo rastësisht, në çdo studio televizive ai prezantohet gjithmonë si “ish-trajneri i Shqipërisë” dhe eksperiencat personale të cilat tregon zakonisht, kanë lidhje me periudhën e tij kur drejtonte kuqezinjtë. (vipsport.al)

Leave a Reply