Shkupjani Besir Demiri shumë shpejt pritet që ti bashkohet Kombëtares së Shqipërisë, mirëpo i njëjti pritet të ketë një konkurrencë të madhe në emrin e Ansi Agollit, të cilin trajneri Kristian Panuçi thuhet se do ta rikthejë në skuadër.
Burime të sigurta pranë FSHF-së dhe stafit të Kombëtares “kuqezi” bëjnë me dije se Panuçi veçmë ka vendosur të rikthejë mbrojtësin e majtë në Kombëtare.
Panuçi është vënë nën presion të madh pas paraqitjeve të Kombëtares në dy ndeshjet e fundit.
Më shumë sesa humbjet, Shqipëria ka zhgënjyer me lojë. Pikërisht për këtë motiv, por edhe prej një klime të acaruar brenda skuadrës, Panuçi ka vendosur të rikthejë Agollin në ekip.