Arlind Ajeti me shumë gjasa sezonin e ri futbollistik nuk do të jetë më pjesë e “Serie A” dhe skuadrës së Torinos.
Sipas asaj që shkruan “Tuttomercatoweb”, qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare është shumë pranë kalimit te skuadra e Peruxhas që garon në “Serie B”.
Pasi nuk arriti të bind me paraqitjet e tij te Torino, Ajeti sezonin e shkuar luajti si i huazuar te skuadra e Krotones.
Te Peruxha ai do të ketë për trajner ish futbollistin e njohur të Lacios dhe Milanit, por njëkohësisht edhe kombëtares italiane, Alesandro Nestan. Një mundësi e mirë kjo për Ajetin të përfitojë nga eksperienca e një prej mbrojtësve më të mirë në historinë e futbollit italian.
Transferimi i Arlind Ajetit te skuadra e Peruxhas pritet të ndodh sot.