
Emir Skenderi ka gjetur golin e parë me fanellën e Kozhuvit. Sulmuesi shkupjan, i cili këtë merkato u huazua te skuadra nga Gjevgjelia nga rradhët e Akademia Pandev, shënoi sot në fitoren 3:1 të skuadrës së tij ndaj Pobedës nga Prilepi, njofton “infOSport.mk”.
Skenderi ishte ndër më të dalluarit në fushë, ku përveç golit të shënuar, asistoi edhe në golin e parë të shënuar nga Stefan Terziev. Pobeda arriti që të barazojë shumë shpejt, mirëpo Kozhuvi sërish u kundërpërgjigjë, kësaj rradhe me anë të Marijan Ristovskit, i cili shënoi për 2:1.
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Kozhuvi shënoi edhe golin e tretë, me autorë Emir Skenderi, i cili në këtë mënyrë rrumbullaksoi fitoren e skuadrës së tij ndaj skuadrës nga elita e futbollit vendor.
Skenderi në minutën e 85-të u zëvendësua nga ana e trajnerit Vase Bekarov, me ç’rast morri duartrokitjet e publikut vendas që në fund u ndanë të kënaqur me atë që tregoi skuadra e tyre, transmeton “infOSport.mk”.
Ishte kjo ndeshja e katërt për Skenderin me fanellën e Kozhuvit, skuadër kjo që me sulmuesin shkupjan në rradhët e saja nuk din për disfatë. Ata kanë shënuar 4 fitore nga po aq ndeshje, duke mundur Pllaçkovicën (3:0), Borecin (1:0) dhe Vardar Negotinën (1:0).