
Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, këtë verë nga Salzburgu u transferua te skuadra e Lacios, ndërsa që në start po përfiton zemrat e tifozëve të Lacios.
25-vjeçari gjatë ditës së sotme luajti edhe ndeshjen e parë me fanellën e Lacios, ku edhe shënoi golin e parë. Ai luajti si titullarë në ndeshjen kundër amatorëve të Top 11 Radio Club, ndaj së cilës skuadër Lacio shënoi fitore me rezultatin 14:0.
#LazioTRC 🎥🙌 Termina 14-0 la seconda amichevole della stagione: ecco tutti i gol!
Публикувахте от S.S. Lazio в Неделя, 22 юли 2018 г.
Berisha golin e realizoi në minutën e 31-të, kur shënoi për 4:0, teksa i riu Alesandro Rossi edhe njëherë tjetër shkëlqeu duke shënuar 3 gola, teksa nga dy gola në këtë ndeshje kishin realizuar edhe Immobile, Parolo dhe Neto.
Përveç Berishës në këtë ndeshje gjatë pjesës së dytë te Lacio në lojë u inkuadrua edhe tetovari Riza Durmishi, i cili asistoi në shënimin e dy golave, edhe atë të Felipe Kaisedo dhe Netos, teksa edhe nga një gol tjetër shtuan Luis Alberto, Lukas Leiva dhe Kataldi.
Portieri Etrit Berisha nuk u paraqit fare edhe në këtë ndeshje, edhe pse bënte pjesë në formacionin e zgjeruar të trajnerit Simone Inzaghi.