Portieri shkupjan Bajrami ndahet me Gostivarin

Portieri shkupjan, Jasir Bajrami i ka dhënë fund aventurës së tij te skuadra e Gostivarit, pjesë e së cilës ishte në 6 muajt e fundit, njofton “infOSport.mk”.

Bajrami Gostivarit iu bashkua ka fundi i janarit të këtij viti, kur erdhi nga rradhët e Vllaznisë së Pozheranit, te e cila skuadër ishte ndër më të merituarit për atë sukses historik të skuadrës kosovare, kur falë pritjeve të tij në ruletin e penaltive në ndeshjen e balotazhit ndaj Ferizajit, u inkuadruan në Superligën e Kosovës.

Përveç Bajramit nga Gostivari është larguar edhe Liris Bexheti, që gjithashtu vitin e kaluar ishte pjesë e skuadrës shqiptare, që nuk pati fat, pasi në ndeshjen e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Parë ishte mundur nga Boreci pas ruletit të penaltive.

 

Leave a Reply