ZYRTARE, Arsenali prezanton uruguaianin Toreira

Skuadra e Arsenalit sot ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit uruguaian të Sampdorias, Lukas Toreira. Nga tabori i skuadrës londineze nuk kanë shpalosur shumën e transferimit dhe kohëzgjatjen e kontratës, mirëpo thuhet se bëhet fjalë për një shumë prej 25 milion sterlinave dhe një kontrate afatgjate.

Ndërkohë “topçinjtë” zbuluan se përforcimi i tyre më i ri do të veshë fanellën me numër 11-të.

Toreira ishte pjesë e Botërorit si pjesë e formacionit të Uruguait, me të cilën kombëtare arriti deri në çerekfinale, duke lënë përshtypje shumë të mira. Brenda dy sezoneve te Sampdoria, ai regjistroi 71 ndeshje në “Serie A”, duke regjistruar edhe 4 gola dhe 2 asiste.

Leave a Reply