Renova vazhdon të stërvitet në Tetovë, ndërsa drejtuesit e skuadrës paralelisht po punojnë në përforcimin e skuadrës së tyre në prag të sezonit të ri. Deri më tani 5 emra të ri i janë bashkuar Renovës, në mesin e të cilëve edhe futbollisti i talentuar i Shkëndijës, Ylber Beqiri. Ky i fundit siç mëson “infOSport.mk” ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, me shpresë se te Renova do të marrë besimin e trajnerit të ri Jeton Beqiri, i cili njihet si një strateg që punon shumë me të rinjët.
Përveç Beqirit të transferuar nga Shkëndija, Beqiri në skuadrën e parë ka marrë edhe dy talentët e Renovës, 17-vjeçarin Albion Veliu dhe 15-vjeçarin, Alban Taipi. Ky i fundit, i cili njëherit mbron edhe ngjyrat e përfaqësueses U15 të Maqedonisë, cilësitë e tij të larta sulmuese i dëshmoi edhe në miqësoren e parë të Renovës të fituar 9:0 ndaj skuadrës shkupjane të Nju Jork, në të cilën ndeshje arriti që të realizoi 3 gola.
Përveç këtyre tre talentëve, Renova gjithashtu gjatë këtij afati kalimtarë ka bërë për vete edhe Aleksandar Ristevskin e Pelisterit, Nikolla Pantoviqin e skuadrës hungareze të Szolnoki, Fisnik Zukën e Flamurtarit dhe Miran Maksutin e KEK-ut. Që të gjithë këta 4 futbollistët e fundit me Renovën kanë nënshkruar kontrata një vjeçare.