Mesfushori i Uruguait, Lukas Toreira dhe francezi i talentuar, Mateo Genduzi do të kalojnë testet mjekësore, pas së cilave do të nënshkruajnë me Arsenalin, njofton “BBC”, përcjellë “infOSport.mk”.
Ata do të bëhen përforcimi i katërt dhe pestë i “topçinjëve” në këtë afat kalimtarë të verës, prej kur se në krye të Arsenalit qëndron Unaj Emeri.
Për shërbimet e Toreira, Arsenali do ti paguajë Sampdorias, 26 milion sterlina, teksa për shërbimet e Genduzit, i cili vjen nga rradhët e Lorien, londinezët do të paguajnë 7 milion sterlina.
Emeri deri më tani te Arsenali ka angazhuar zvicernanin, Stefan Lishtajner, portierin Bernd Leno si dhe mbrojtësin grek, Sokrats Papastopullos.