Pasi përfunduan punët me rinovimet e kontratëve me futbollistët e ekipit, FC Shkupi ka nisur të sjell përforcimet e reja në taborin “bardheblu”.
Sipas asaj që arritëm të mësojmë, emri i parë i ri që do të hedhë firmën mbi kontratë është ai i Amir Bilalit. Drejtuesit e Shkupit dhe Bilali kanë arritur akordin, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi i tij ditëve në vijim.
Bilali sezonin e kaluar ishte pjesë e Rabotniçkit, ndërsa në janar të këtij viti u transferua te Teuta e Durrësit në Superligën e Shqipërisë.
Përveç këtij transferimi, “bardheblutë” janë duke përgatitur një “Come Back”, që sipas paralajmrimeve do të jetë një futbollist me peshë i dalur nga skuadra e Çairit./InfOSport.mk