Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen futbollistike midis Real Potosi dhe Guabira në elitën e futbollit në Bolivi, ku presidenti i skuadrës vendase, Hoze Xhordan kishte zbritur poshtë në fushë për të rrahur arbitrin kryesor.
Ky i fundit kishte ndëshkuar plotë 4 futbollistë me karton të kuq, edhe atë duke filluar nga minuta e 37-të, për të vijuar më pas në minutën e fundit të pjesës së parë, në të 59-tën dhe në minutën e 83-të.
E gjithë kjo kishte irituar tej mase presidentin e Real Potosi, Uillson Gutierez, i cili nuk durroi dot dhe pas përfundimit të takimit sulmoi arbitrin kryesor duke e goditur atë me të dy duart.