Sajti ndërkombëtar që merret me të dhënat dhe analizimin e futbollit, CIES Football Observatory, e ka përpiluar dhe publikuar një listë me futbollistët më të vlefshëm në botë, dhe befasitë nuk mungojnë.
Sipas CIES, Hari Kejn i Tottenhamit është bërë futbollisti më i shtrenjtë në botë nga pikëpamja e vlerës së tregut të transferimeve, transmeton Gazeta Express.
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, anglezi tani vlen 201.2 milionë euro, duke lënë pas vetes dyshen e futbollistëve të Paris Sen Zhermenit, Nejmar, që ka vlerën e 197.5 milion euro dhe Kylian Mbape me vlerë prej 186.5 milionë euro.
Top 5-shën e plotësojnë edhe Lionel Messi (184.2 milionë euro) dhe Mohamed Sallah (171.3 milionë euro), teksa ylli portugez i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo që ka vlerën e 103.4 milion eurove renditet vetëm si futbollisti i 24-të më i shtrenjtë në Botë.
Më poshtë mund të shihni listën me 25 futbollistët më të shtrenjtë në Botë, sipas CIES: