Një gol i shënuar nga Valmir Nafiu në minutën e fundit të takimit i dhuroi barazimin 1:1 Renovës kundër Vardarit, në një ndër përballjet më interesante të javës së 33-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, edhe përkundër faktit se Renova dominoi, duke krijuar disa raste ideale për gol. Edhe në pjesën e dytë Renova vazhdoi me ritmin e njëjtë, madje në minutën e 70-të shumë pak mungonte që të shënojë golin e avantazhit me anë të Nenad Mishkovskit, megjithatë të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin futbollistët shkupjan, kur Tigran Barsegian me një të majtë të fuqishme në minutën e 76-të shënoi në rrjetën e Hadis Velii.
VARDARI AVANSON NDAJ RENOVËS NË TETOVË
VARDARI AVANSON NDAJ RENOVËS NË TETOVËRENOVA – VARDARI 0:1(T. Barsegian 76')
Публикувахте от infosport.mk в 6 май 2018 г.
Dhe kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të mbyllet me fitoren minimale të Vardarit, një penalti të shkaktuar nga ana e Bitang ndaj Mexhit Nezirit, sulmuesi i “gjipspunuesve”, Valmir Nafiu e shndërroi në gol, duke barazuar shifrat në 1:1.
RENOVA BARAZON NDAJ VARDARITRENOVA – VARDARI 1:1(V. Nafiu 90')
Публикувахте от infosport.mk в 6 май 2018 г.
Me këtë barazim Renova me 41 pikë renditet në pozitën e 6-të, teksa Vardari mbetet në pozitën e dytë me 53 pikë, plotë 29 më pak se Shkëndija e vendit të parë.
Foto: fkvardar