Rafa Benitez rikthehet në “Serie A”

Strategu spanjoll, Rafael Benitez mund të rikthehet në “Serie A”. Emri i tij përmendet me Napolin, kur pritet të zëvendësojë Maurisio Sarrin.

Një gjë të tillë pohojnë mediat italiane, sipas të cilave një gjë e tillë do të ndodhte në rast largimi të trajnerit aktual të “napolitanëve”, Sarri, emri i të cilit lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm te Çelzi.

Benitez aktualisht udhëheq skuadrën angleze të Njukasëll Junajted, mirëpo nëse i vinte një ofertë nga Napoli, ai është i gatshëm për tu parguar nga “Sent Xhejms Park” dhe ti bashkohet skuadrës “napolitane”, pjesë e së cilës ishte në periudhën 2013-2015.

Leave a Reply