Derbi shqiptarë në Ligën e Dytë Perëndim, Vëllazërimi mirëpret Strugën

Sot në Ligën e Dytë – Perëndim në program janë edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të, ku spikat derbi shqiptarë, midis Vëllazërimit dhe Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë kjo një super përballje, në të cilën të dyja skuadrat imperativ kanë fitoren. Vëllazërimi aktualisht ka një pikë më shumë se Struga Trim Lum dhe me 43 pikë ndodhet në pozitën e tretë, teksa pozitën e parë e mban Gostivari me 46 pikë që dje mundi Novacin.

Në pozitën e dytë ndodhet Makedonija Gjorçe Petrovi, që gjithashtu sot përballë Labunishtit do të zhvillojë ndeshjen e saj të javës së 23-të, pas së cilës renditja mund të pësojë ndryshime.

Skuadra nga Gjorçe Petrovi me një fitore në takimin e sotshëm do të kishte zbritur nga troni Gostivarin, ndërsa gjithashtu edhe Struga Trim Lum me një fitore eventuale do e kalonte në tabelë kundërshtarin e sotshëm, Vëllazërimin.

Pra dy super ndeshje do të shënojnë ditën e sotme në Ligën e Dytë, ku renditja mund të pësojë ndryshime, edhe pse këto tre skuadra, si Vëllazërimi, Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Struga Trim Lum bashkë edhe me Gostivarin, deri në fund të sezonit do të zhvillojnë një luftë të ashpër për atë pozitë të parë si dhe pozitën e dytë, që siguron balotazhin.

Leave a Reply