Braziliani Huan Felipe ditë më parë ndërpreu bashkëpunimin me Vardarin e Shkupit, ndërsa karrierën e tij me shumë gjasa do ta vazhdojë në Kazakistan te skuadra Kairat. Sipas burimeve të “InfOSport.mk”, braziliani ka marrë ofertë të majme nga skuadra e kampionatit elitar të Kazakistanit, me çka nuk do të mendohet dy herë për të pranuar ofertën.
Sipas burimeve të portalit tonë, Felipes iu është ofruar 30 mijë euro pagë mujore, plus bonuse sipas ecurisë së skuadrës. Gjithsesi deri më tani ende nuk është konfirmuar asgjë nga futbollisti po as vet skuadra në fjalë, ndërsa nëse bisedimet shkojnë në drejtimin e dëshiruar, ditëve në vijim pritet të mbyllet gjithçka dhe ish futbollisti më i mirë i Vardarit të prezantohet te Kairati./InfOSport.mk