Treshja e Shkëndijës më shumë gola se gjithë skuadrat tjera në LPFM

Kur kanë kaluar 23 xhiro në elitën e futbollit vendor, Shkëndija është veçuar me pikë dukshëm ndaj rivalit të madh Vardarit, ndërsa njëkohësisht janë veçuar edhe golashënuesit më të mirë të kësaj skuadre, që janë shumë para futbollistëve tjerë, njofton “infOSport.mk”.

Dyshja Ferhan Hasani – Besart Ibraimi janë dy futbollistët që udhëheqin listën e golashënuesve bindshëm para të tjerëve. Hasani kryeson me 19 gola të shënuar, duke lënë pas vetes shokun e tij të skuadrës, Besart Ibraimi me 16 gola, apo 35 gola bashkë, më shumë se gjitha skuadrat në LPFM, me përjashtim të Vardarit, që ka 39 gola, apo vetëm 4 gola më shumë se kjo dyshe e frikshme e Shkëndijës.

Nëse i shtojmë këtu edhe Izair Eminin, që ka të shënuar 6 gola, i bie se kjo treshe është më efikase se gjitha skudrat tjera pjesëmarrëse në elitën e futbollit vendor.

Kjo treshe bashkë ka të shënuar 41 gola, apo 63% të golave të përgjithshëm të skuadrës tetovare që brenda 23 xhirove ka shënuar 65 gola, duke u konfirmuar në skuadrën më efikase të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Leave a Reply