Skuadra kampione e italisë, Juventusi, për herë të katërt me rradhë është kualifikuar për në finalen e Kupës së Italisë, njofton “infOSport.mk”.
“Zonja e Vjetër” njëjtë sikurse në ndeshjen e parë, ashtu edhe sonte mundi minimalisht 1:0 Atalantën e Etrit Berishës. Ndeshja e zhvilluar në “Juventus Stadium” në Torino ishte shumë e luftuar nga ana e të dyja skuadrave, ndërsa golin e vetëm “Zonja e Vjetër” e realizoi nga pika e bardhë në minutën e 75-të me anë të boshnjakut, Miralem Pjaniç.
Ky i fundit arriti më në fund të mposhtë portierin shqiptarë, Etrit Berisha, i cili kishte një paraqitje të shkëlqyeshme, duke ndalur disa goditje deçizive të futbollistëve vendas.
Më vonë në program është edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale, kur mejdanin në “Olimpiko” të Romës do të ndajnë Lacio dhe Milani.