Derbi lokal Rabotniçki-Vardari kaloi edhe me shumë zënka (VIDEO)

Derbi ndeshja e javës së 21-të në elitën e futbollit vendor midis Rabotniçkit dhe Vardarit u mbyll me fitore të “romantikëve”. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Goran Stankovski shënoi fitore me rezultatin 2:1, ndërsa vlen të ceket se në këtë ndeshje kishte edhe disa zënka mes futbollistëve në fushë, ku në qendër të vëmendjes ishte dyshja Ostoja Stjepanoviç-Tigran Barsegian.

Një gjë të tillë mjaft mirë kishte kapur objektivi i fotoreporterit të “ekipa.mk”, mirëpo që të dy në momentin e zënkës kaluan pa u ndëshkuar nga ana e arbitrit Aleksandar Stavrev, i cili një gjë të tillë vendosi të bëjë fare në fund, kur me të kuq ndëshkoi portierin e Rabotniçkit, Daniel Bozhinovskin.

Daniel Bozhinovski ndeshkohet me te kuq

MOMENTI I ZENKES MIDIS BLLAZHEVSKIT DHE BOZHINOVSKIT, QE REZULTOI ME KARTONIN E KUQ TE GARDIANIT TE RABOTNIÇKIT

Публикувахте от infosport.mk в 24 февруари 2018 г.

Ky i fundit pasi ishte provokuar nga ana e sulmuesit të Vardarit, Dejan Bllazhevski, shtyu këtë të fundit, i cili në mënyrë teatrale u shtri në tokë, gjë kjo që shtyu arbitrin kryesor për ti treguar rrugën drejt xhveshtoreve portierit vendas, kur deri në fund të takimit kishin mbetur vetëm 6 minuta lojë.

Përveç tij, Stavrev ndëshkoi edhe sulmuesin “kuq e zi”, Bllazhevskin, mirëpo vetëm me të verdhë.

Foto: ekipa.mk 

Leave a Reply