Florian Kadriu ka vendosur që ti thotë “PO”, Renovës. Ish futbollisti i FC Shkupit dhe Rabotniçkit me skuadrën tetovare ka nënshkruar kontratë një vjeçare, njofton “infOSport.mk”, duke ju dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij.
Futbollisti kërçovar provoi veten te Lokomotiv Plovdivi, mirëpo pasi nuk arriti që të bind trajnerin Bruno Akrapoviç, vendosi ti bashkohet Renovës.
Emri i tij me Renovën u lidh që pas prishjes së kontratës me Rabotniçkin pas përfundimit të stinorit vjeshtor, mirëpo dëshira e tij ishte që të transferohej jashtë vendit. Tashmë kur një gjë e tillë u bë e pamundur, Kadriu vendosi ti bashkohet skuadrës nga Xhepçishti, që në këtë merkato ka qenë shumë aktive, duke angazhuar futbollistët si Dejan Cvetanoski, Darko Stojanov, Vlatko Stojanovski dhe Fernando Silva.