Borusia e Dortmundit me shumë gjasa do të humbas sulmuesin e saj më të mirë, Pier Emerik Obamejang, ndërsa nisur nga ky fakt drejtuesit e skuadrës gjermane po mendojnë zëvendësimin adekuat të gabonezit, i cili me shumë gjasa do të veshë fanellën e Arsenalit.
Krerët e skuadrës së Dortmundit kanë piketuar sulmuesin e Çelzit, Miçi Batçuai, për shërbimet e të cilit gjithashtu interesohen edhe Sevilja dhe Roma.
E përditshmja gjermane “Bild” shkruan se Dortmundi është shumë afër sulmuesit belg të Çelzit, i cili këtë sezon më “blutë” e Londrës numëron 26 ndeshje, ku ka shënuar 12 gola dhe kë dhënë 2 asiste. Batçuai njëherit ishte edhe më i merituari për kualifikimin e Çelzit për 1/8 e finales në kuadër të FA Kupës, ku realizoi dy gola në fitoren 3:0.