Besart Abdurrahimi gjen skuadrën e tij të re!

Besart Abdurrahimi karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën shqiptare, te skuadra e njohur e Partizanit. Burime pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se skuadra e trajnerit Sulejman Starova ka mbyllur me sukses marrëveshjen me futbollistin shqiptarë të lindur në Zagreb, i cili së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Ai te “kuqezinjtë” erdhi me shumë bujë në shkurtin e vitit 2017-të, mirëpo pasi nuk arriti të zë një vend në formacionin titullar, ai u la i lirë nga ana e drejtuesve të Shkëndijës. Informacionet e “infOSport.mk” flasin se Abdurrahimi ndodhet në Tiranë dhe se gjatë ditës së sotme pritet që të vjen edhe deri te akordi mes palëve.

Abdurrahimi gjatë sezonit aktual me Shkëndijën zhvilloi gjithsej 17 ndeshje, përfshirë këtu edhe 6 ndeshjet eliminatore të Liga Europa.

Në 11 ndeshjet e zhvilluara kampionale, Abdurrahimi shënoi edhe dy gola, mirëpo që në të gjitha ndeshjet ai ishte inkuadruar në lojë si zëvendësues, duke mos arritur që të bind trajnerin Qatip Osmani.

Ndryshe me Shkëndijën, Abdurrahimi ka zhvilluar gjithsej 32 ndeshje, duke shëuar edhe 5 gola. Pjesën më të madhe të karrierës së tij ai e zhvilloi në Kroaci, aty ku edhe kishte lindur, duke regjistruar 121 ndeshje me fanellën e skuadrës së NK Zagreb, për të cilën skuadër kishte shënuar edhe 24 gola.

Gjatë karrierës së tij 27-vjeçari ka veshur edhe fanellat e skuadrave të Lokeren, Hapoel Tel Aviv, Astana dhe Cerezo Osaka, ndërsa me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë ka zhvilluar 12 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

Leave a Reply