Siti, 30 milion euro, plus Agueron për francezin Griezman

Mançester Siti kopjon Mançester Junajtedin. Pasi “Djajtë e Kuq” shkëmbyen Mikhtarian me Aleksis Sançez, një gjë të tillë dëshiron të bëjë edhe skuadra tjetër nga Mançesteri, që po mendon një shkëmbim të tillë me Atletiko Madridin. Siti është i gatshëm që në drejtim të Madridit të dërgojë Serxhio Agueron, plus edhe 30 milion euro, për të sjellë në “Etihad Stadium”, sulmuesin francez, Antuan Griezman.

Ky i fundit pëlqehet shumë nga ana e Pep Guardiolas, i cili është gati të bëjë gjithçka në merkato për të pasur sulmuesin e Atletiko Madrid, në organikën e skuadrës së tij.

“The Sun” shkruan se Guardiola e konsideron sulmuesin francez, si futbollistin ideal për skemat e tij dhe një lojtar që mund të bëjë mrekullira në repartin ofensiv.

Por, për të arritur deri te ky transferim, Mançester  Siti do të duhet të mposht edhe konkurrencën e Barcelonës, që gjithashtu një kohë më të gjatë po interesohet për sulmuesin francez. Madje sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Barcelonës me qëllim i kishin dhënë numrin 14-të brazilianit Kutinjo, duke ruajtur numrin 7-të, pikërisht për francezin Antuan Griezman.

Leave a Reply