E konfimruar, Interi bënë goditjen e parë në merkaton e janarit 

Një ndër futbollistët më të dëshiruar nga ana e Interit, Ramires do të transferohet në “Xhuzepe Meaca” në formë huazimi, pasi drejtuesit “neroaxurrë” dhe të Zhiangsu Suning kanë arritur marrëveshjen e duhur, pohojnë mediat në Itali, përcjellë “infOSport.mk”.

Braziliani kaloi dy vite te skuadra kineze, ndërsa tashmë do të ketë mundësinë që sërish të kthehet në Europë, ku bëri emër me paraqitjet e tij në fanellën e Çelsit.

“Gazzetta Dello Sport” pohon se brenda dy tre ditëve Zhiangsu Suning do të pranojë se ka humbur garën për të mbajtur në rradhët e veta mesfushorin difenziv, i cili do të jetë përforcimi i parë i Interit gjatë merkatos së janarit.

Mirëpo Ramires nuk do të jetë i vetmi që do të arrijë në “Xhuzepe Meaca”, pasi nëse mund të ju besohet mediave në Itali, Interit gjatë kësaj merkatoje pritet ti bashkohen edhe Lisandro Lopez i Benfikës dhe Rafinja Alkantara i Barcelonës.

 

Leave a Reply