Babai i Lorik Canës, bëhet president i Vëllaznimit të Gjakovës

Babai i kapitenit legjendat të Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, Agimi është emëruar zyrtarisht president i klubit të Vëllaznimit të Gjakovës. Lajmin e bënë zyrtar nga vet klubi gjakovar, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Më në fund arriti lajmi “bombastik”. Agim Cana prej këtij momenti është kryetar i Klubit Futbollistik Vëllaznimi. Shkelzen Gashi (ish-kryetari) do të mbetet President Nderi.”

Gjithashtu mësohet se Bylbyl Sokoli do të jetë trajner i Vëllaznimit.

Leave a Reply