Pjesa më e madhe e skuadrave nga Superliga shqiptare po i zhvillojnë përgatitjet e tyre në Antalia të Turqisë, njofton “infOSport.mk”. Një ndër ata skuadra është edhe Partizani i Tiranës, që sot zhvilloi ndeshjen e parë miqësore, kundër skuadrës turke të Kasimpasha.
Ishte kjo një ndeshje e barabartë, në të cilën të dy trajnerët nga afër panë formën momentale të futbollistëve të tyre, ndërsa golin e fitores për skuadrën e Kasimpasha në këtë ndeshje e realizoi, Trzege në minutën e 89-të.
PARTIZANI PESOI DISFATE NE NDESHJEN E PARE KUNDER KASIMPASA NE TURQIKASIMPASHA – FK PARTIZANI 1:0(Trezege 89')
Публикувахте от infosport.mk в 12 януари 2018 г.
Te Partizani debutoi edhe Bruno Telushi, i cili erdhi nga rradhët e Slaven Belupos, ndërsa gjithashtu pjesë e këtij takimi kontrollues, ishte edhe strugani Egzon Belica, që aktualisht ndodhet në prova dhe është nën vëzhgimin e trajnerit Sulejman Starova, transmeton “infOSport.mk”.
Nga minuta e parë në këtë ndeshje te Partizani u paraqit edhe Jasir Asani, i cili luajti deri në minutën e 59-të, kur u zëvendësua nga Fili.
KASIMPASA – PARTIZANI 1-0 |
Golashënues: Trezeguet 89′ |
Kasimpasha: Eray, Popov, Youssef, Omeruo, Veysel, Ahmet, Sadiku, Neyma YR, Trezeguet, Murillo, Koita. |
Trajner: Kermal Ozdes. |
Partizani: Hoxha, Kotobelli (Belica 46’), Atanda, Ibrahimi, Kalari, Telushi, Batha, Asani (Fili 59’) Trashi, Progni, Bardhi. |
Trajner: Sulejman Starova. |