Flamurtari i Vlorës që po zhvillon fazën e përgatitjeve në Antalia të Turqisë, sot ka zhvilluar edhe ndeshjen e parë kontrolluese, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Shpëtim Duros sot u përballë me ekipin e Ligës së Parë, Erzurum, skuadër kjo që në fund shënoi fitore minimale 1:0.
Golin e vetëm në këtë përballje për ekipin turk e realizoi, Osman Shahin në minutën e 81-të. Pollozhani dhe Useini e nisën ndeshjen që nga minuta e parë, ndërsa tre përforcimet e fundit, Muarem Muarem, Fisnik Zuka dhe Argjent Gafuri e nisën nga bankina.
Vlonjatët vazhdojnë përgatitjet në Antalia, ndërsa ndeshjen e dytë kontrolluese kjo skuadër do ta zhvillojë ndaj skuadrës kazake të Aktobe. Ndeshja në fjalë në program është me datë 15 janar, ndërsa shkupjani, Muarem Muarem do të ketë rastin për të luajtur kundër ish skuadrës së tij.
BB ERZURUMSPOR 1 : 0 FLAMURTARI F.C |
Formacioni i parë: |
Nurkoviç, Siljanovski, Deliaj, Polozhani, Musta, Sidibe, Useini, Xhuffo, Hoxhaj, Nedeljkoviç, Kamara. |
U aktivizuan: Licaj, Hyseni, Muarem, Gafuri, Bushiç, Maze, Veliu, Tushi, Zuka |