Pas Fisnik Zukës, edhe qendërmbrojtësi Sedat Berisha ka vendosur që të largohet nga FC Shkupi dhe të vazhdojë karrierën në Superligën shqiptare te skuadra e Vllaznisë së Shkodrës, njofton “infOSport.mk”.
Ai ka mbërritur pasditen në Shkodër dhe pas bisedimeve me administratorin Gjyrezi, kanë rënë dakord me kushtet e kontratës duke kaluar më pas në firmosjen e saj. Berisha ka firmosur një kontratë njëvjeçare dhe do jetë pjesë e Vllaznisë deri në fund të vitit 2018.
Berisha bëhet futbollisti i dytë që brenda dy ditëve përforcon rradhët e Vllaznisë nga Shkodra, që pjesën e parë të sezonit e mbylli në pozitën e parafundit me 15 pikë, po aq sa ka edhe Teuta në pozitën e 8-të.