Tashmë gjithçka është zyrtare. Argjent Gafuri është një futbollist i ri i Flamurtarit të Vlorës, që në këtë mënyrë vazhdon me transferimin e futbollistëve nga Maqedonia. 29-vjeçari nga Tetova sot është prezantuar në ambientet e skuadrës vlonjate, e cila më herët arriti që të nënshkruajë edhe me dy futbollistë që gjithashtu kishin qenë pjesë e kampionatit të Maqedonisë, Igor Nedeljkoviç, një ish sulmues i Sileksit dhe ish mesfushorin ofenziv të Rabotniçkit, Muarem Muarem.
Ndryshe është ky afrimi i rradhës i Shpëtim Duros që bënë nga skuadrat shqiptare në kampionatin tonë elitarë, duke pasur parasysh se gjatë merkatos së kësaj vere ai transferoi dy futbollistët e Shkëndijës, Artim Pollozhanin dhe Viktor Nildo Xhufo, ndërsa nga rradhët e Renovës kishte transferuar Muhamed Useinin.
Gjithashtu me rekomandim të trajnerit Shpëtim Duro, Flamurtari gjatë verës kishte transferuar edhe Goran Siljanovskin e Rabotniçkit.
Për Gafurin është kjo hera e parë që do të luaj jashtë Maqedonisë, duke pasur parasysh se pjesë e Renovës ishte që nga vera e vitit 2008, ndërsa brenda 9 viteve e gjysmë, ai me petkun e skuadrës nga Xhepçishti ka zhvilluar plotë 222 ndeshje, duke realizuar edhe 35 gola. Gjatë stinorit pranveror ai luajti në të gjitha 18 ndeshjet, duke realizuar edhe 4 gola.