Shpërthen te Juve! Tre futbollistë kërkojnë largimin në janar

Sherri i ndodhur në dhomat e xhveshjes mes “senatorëve” dhe lojtarëve të huaj të Juventusit u përgënjeshtrua nga drejtuesit e kampionëve të Italisë.

Por, agjencia e lajmeve “Dagospia”, që nxorri lajmin në Itali shkon edhe më tej, teksa kishte shkruar më parë se tre lojtarë të Juventusit kishin kërkuar shitjen në janar pas sherrit me “senatorët” e skuadrës.

Alex Sandro, Lichtsteiner dhe Cuadrado kanë kërkuar nga klubi të shiten në merkaton e janarit, pikërisht për shkak të atmosferës së krijuar së fundmi në ekip.

Koha do të tregojë, pasi ende është shumë herët për të nxjerrë përfundime për këtë çështje. Megjithatë, duke parë këto 3 emra, duket mjaft e mundur që të gjithë të largohen nga klubi i bianconerit deri në verën e ardhshme.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply