Shëndija e Tetovës në terren të vetin nesër do të pret FC Shkupin në kuadër të xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Skuadra tetovare në këtë përballje hyn si lidere e LPFM-së,duke dashur të nis një tjetër seri pozitive, pasi në xhiron e fundit pësoi disfatën e parë të sezonit. Trajneri i “kuqezinjëve”, Qatip Osmani ka në dizpocion të gjithë lojtarët për ndeshjen me shkupjanët, përvec Stenio Zhuniorit që është i lënduar.
“Të dielën luajmë kundër Shkupit dhe presim rezultat pozitiv që do të thotë fitore bindëse të bëjmë dhe të kthehemi nga një humbje me Vardarin që nuk ishte aq e merituar, por në futboll ndodhin këto gjëra. Me rabotniçkin kishim disa vështirësi në mesjavë, ndërsa me Shkupin është momenti i duhur të kthehemi më të fortë dhe të fitojmë”, shprehet për faqën zyrtare të klubit të Shkëndijës, Mevlan Murati.
Takimi Shkëndija-Shkupi luhet nesër në stadiumin e qytetit të Tetovës me fillim në orën 14:30.